Në zbatim të neneve 85 dhe 89 të Ligjit 80/2015, “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Urdhërit të Përbashkët të QSHA dhe RASH Nr. 6, datë 25.06.2021, “Për miratimin e kalendarit për procesin e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimit me karakter profesional, në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, si dhe në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2021–2022”, njoftohen kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në një program të dytë studimi, apo të transferojnë studimet, si dhe kandidatët nga trojet dhe nga kategoritë e veçanta, që të dorëzojnë kërkesat brenda afateve të mëposhtme:
Për studimet në Programin e Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, transferime / programe të dyta, aplikimi brenda datës 13.9.2022, regjistrimi në datat 7.10.2022 – 11.10.2022;
Për studimet në Programin e Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, troje / kategoritë e veçanta (përveç Republikës së Kosovës), aplikimi brenda datës 13.9.2022, regjistrimi në datat 26.9.2022 – 3.10.2022;
Për studimet në Programin e Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, shtetas të huaj, aplikimi brenda datës 13.9.2022, regjistrimi në datën 18.9.2022;
Për studimet në Ciklin e Dytë “Master”, aplikimi brenda datës 18.10.2022, regjistrimi në datën 17.11.2022;
Për studimet në Ciklin e Dytë “Master”, programe të dyta, aplikimi brenda datës 4.11.2022, regjistrimi në datat 14.11.2022 – 18.11.2022;
Për studimet në Ciklin e Tretë “Master Ekzekutiv”, aplikimi brenda datës 18.10.2022, regjistrimi në datën 17.11.2022.