KRITEREVE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME

NJOFTIM
14/09/2022
PËR KANDIDATËT QË KËRKOJNË TË NDJEKIN STUDIMET NË FAKULTETIN E DREJTËSISË TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, NË NJË PROGRAM TË DYTË STUDIMI, APO TË TRANSFEROJNË STUDIMET, SI DHE PËR KANDIDATËT NGA TROJET DHE NGA KATEGORITË E VEÇANTA
20/09/2022
KRITEREVE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME

  1. Në kategorinë “Profesorë”, kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  2. Të mbajë së paku titullin akademik “Profesor i asociuar”;

  3. Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit me mesatare të lartë;

  4. Të zotërojë një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane ose gjuhën Spanjolle;

  5. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;

  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;

  7. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

  1. Në kategorinë “Lektorë”, kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  2. Të mbajë së paku gradën shkencore “Doktor”;

  3. Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;

  4. Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit me mesatare të lartë;

  5. Të zotërojë një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane ose gjuhën Spanjolle;

  6. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;

  7. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;

  8. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale

me dashje.

  1. Në kategorinë“Asistent-lektorë”:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  2. Të mbajë së paku diplomën “ Master i Shkencave ”

  3. Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;

  4. Të zotërojë një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane ose gjuhën Spanjolle;

  5. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;

  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;

  7. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

 

 

Preferohen kandidatët konkurrentë që plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në universitete të njohura jashtë vendit, në mënyrë preferenciale në një prej vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD);

  2. Të ketë përvojë në mësimdhënie;

  3. Të ketë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmarrje në projekte të ndryshme shkencore brenda ose jashtë vendit.

Aplikimet do te dorezohen pranë Departamentit të së Drejtës Publike, Departamentit të së Drejtës Penale dhe Departamentit të së Drejtës  Civile deri në datën 30.9.2022.

 

 

 

 

 

 

.