Mundësi për studentët për pjesmarrje në Konferencën Rinore, Strasburg 2022
MEUS-Model European Union Strasbourg, është një konferencë rinore që zhvillohet çdo vit në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg. Kjo konferencë mbledh rreth 200 të rinj që marrin rolet e eurodeputetëve, ministrave, komisionerëve, përfaqësuesve të grupeve te interesit, gazetarëve dhe interpretëve për të debatuar ne lidhje me dy propozimet e fundit legjislative nga Komisioni Evropian, në një simulim një javor të procesit legjislativ të BE-së.
Më konkretisht debati do të fokusohet tek:
- Rregullorja e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit mbi krijimin e Fondit të Klimës Sociale;
- Direktiva e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit për përmirësimin e kushteve të punës në Platformën e Punësimit.
MEUS bën të ditur se aplikimet në MEUS 2022 janë të hapura deri më 5 shtator 2022 dhe se simulimi do të zhvillohet nga data 7 deri më 12 nëntor 2022.
Ju mund të gjeni informacion të mëtejshëm në broshurën bashkangjitur në: https://drive.google.com/file/d/1iLaZTGOgoiul2c3b-C_MBRf310C1aV9w/view
Për kushtet dhe proceduren e regjistrimit ju lutem referojuni linkut të vendosur ne dispozicion: https://form.jotform.com/221921882142352