Pyetësori për studentë të Universiteti të Tiranës

Thirrje Erasmus+
06/07/2022
Shtyhet afati për shpallje konkursi për 6 (gjashtë) vende të lira pune për pesonel ndihmësakademik (me karakter mësimor dhe me karakter administrativ) me kohë të plotë, të emërtesave si më poshtë:
12/07/2022
Pyetësori për studentë të Universiteti të Tiranës

Të dashur studentë! 

Universiteti i Tiranës po organizon një pyetësor me qëllim vlerësimin e mësimdhënies dhe aspekte të tjera në funksion të saj nga studentët. 

Studentët janë pjesa më e rëndësishme dhe preken drejtpërdrejt nga shërbimi që ofronë Universiteti i Tiranës; prandaj opinioni juaj është mjaft i nevojshëm dhe do të na shërbejë të gjithëve të kuptojmë më mirë se çfarë duhet përmirësuar në të.  

Gjithashtu, plotësimi i këtij pyetësori do të jetë tepër i vlefshëm për t’i dhënë një shtysë të madhe rritjes së cilësisë në arsimin e lartë. 

Plotësimi i pyetësorit kërkon shumë pak kohë dhe anonimati juaj është i garantuar

Pyetësori dërgohet në mënyrë anonime në adresën tuaj zyrtare të krijuar nga Universiteti i Tiranës @unitir.edu.al.  

Kërkojmë bashkëpunimin Tuaj për të plotësuar pyetësorin! 

Ju falenderojmë, 

Universiteti i Tiranës.