Dergohet njoftim i KIZ
18/05/2022VENDIM Nr. 08, Datë 17.05.2022 KIZ
19/05/2022
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, patën mundësi të njheshin me bursat për studime, mundësitë për trajnime etj., që organizata DAAD ofron, në një takim informues të mbajtur në Fakultetin e Drejtësisë, më datë 17.05.2022.
DADD (Akademia Gjermane e Shërbimit të Shkëmbimeve Studentore) është organizata më e madhe ndërkombëtare, e cila bën të mundur bashkëpunimin akademik ndërkombëtar, me një shtrirje prej 242 universitete anëtare.
Znj. Katharina Franz, Lektore e DAAD pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, prezantoi përpara studentëve mënyrën, procedurat dhe afatet që ato duhet të ndjekin për të aplikuar në programet e studimit në universitetet Gjermane. Jo vetëm mundësi për studime të nivelit master, por ato ofrojnë edhe studime doktorature.
Studentëve ju vendosën në dispozicion linqe të shumta ku ato mund të gjejnë informacionin e nevojshëm. Megjithatë, për një aksesim më të lehtë ato mund ti drejtohen dhe databaze të DAAD-së.
Ajo çfarë është e rëndësishmë, është se kjo organizatë ofron bursa studimi për ato studentë të cilët nuk mund ti përballojnë kostot e shpenzimeve për studime në një universitet Gjerman.
Prandaj, për këdo qe është i interesuar mjafton të vizitojë faqen e DAAD-së në linkun https://www.daad.de/en/ , dhe aty do të informohen mbi mundësitë e shumta të studimit që ofrohen nga universitetet Gjermane.
