Departamenti i së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, ka bashkëpunuar dhe realizuar me sukses, së bashku me Fakultete të tjera partnerë, projektin EU- EN4S, “Diversity of enforcement Titles on cross border debt collection in EU”.
Në kuadër të prezantimit të rezultateve të kërkimeve shkencore të kryera në kuadër të këtij projekti, në datat 4-5 Mars 2022, në Tiranë, është mbajtur konferenca përmbyllëse e tij. Qëllimi kryesor i projektit ka qënë promovimi i bashkëpunimit gjyqësor në çështjet civile, dhe të kontribuojë në zbatimin efektiv dhe koherent të instrumenteve të BE-së. Hulumtimi është drejtuar nga Universiteti i Mariborit, Fakulteti i Drejtësisë dhe Instituti i tij për të Drejtën Civile, të Krahasuar dhe Private Ndërkombëtare, i cili ka një eksperiencë të gjerë në projekte të ngjashme në fushën e ekzekutimit ndërkufitar. Kërkimi doktrinor ka sjellë njohuri të çmuara mbi shtrirjen e efekteve të vendimeve gjyqësore (fusha e zbatimit të autoritetit të tij dhe efektiviteti në një Shtet Anëtar të ndryshëm nga ai i origjinës). Në kontekstin e zbatueshmërisë, projekti ka trajtuar marrëdhënien dhe pabarazitë e mundshme ndërmjet certifikatave të ekzekutueshmërisë (urdhrit të ekzekutimit) dhe titullit ekzekutiv, e cila mund të jetë veçanërisht shqetësuese dhe të nxisë autoritetin zbatues të marrë njoftim mbi titullin ekzekutiv në vend të certifikatës (urdhrit të ekzekutimit).
Prioritet i është dhënë përmirësimit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, veçanërisht ato që rezultojnë nga çështjet ndërkufitare. Përmes këtij projekti, partnerët kanë siguruar të dhëna dhe njohuri mbi titujt kombëtarë ekzekutive dhe procedurat në vendet e tyre respektive, si dhe kanë analizuar dhe identifikuar pika kontestimi në lidhje me njohjen dhe ekzekutimin e titujve të huaj ekzekutivë. Në përfundim të projektit, është gjetur zgjidhje për çështjet e kontestueshme dhe të paqarta, në mënyrë që të sjellin një qartësi më të mirë në këtë objekt studimi, me qëllimin final për të përmirësuar besimin reciprok ndërmjet shteteve anëtare.