Konferenca “Falcone dhe Borsellino, 30 vjet më vonë” synon të ndërthurë kujtesën dhe ngjarjet aktuale në luftën kundër fenomenit mafioz kriminal dhe kulturës që e ushqen atë, duke promovuar një pedagogji të qytetarisë aktive bazuar në idealet dhe parimet frymëzuese të Kushtetutës italiane.

Kujtesa është përgjegjësi shoqërore kur bëhet një ushtrim i vetëdijshëm i të drejtave dhe praktikimit të detyrave qytetare. Lufta kundër pushteteve kriminale kërkon konsolidimin e asaj që është ura që bashkon të shkuarën me të tashmen për ta parë të ardhmen si një kohë shprese dhe mundësish të reja kohezioni politik dhe shoqëror. Rrëfimi bëhet rezistencë kur fjalët e djeshme marrin një forcë të përtërirë shprehëse në të tashmen dhe vendosen si shembull dhe model.

Simpoziumi synon të eksplorojë këto kategori interpretuese përmes një debati shumë zërash, duke punuar si në rindërtimin historik të klimës së atyre viteve, ashtu edhe në strategjitë e mëpasshme të përballjes normative, gjyqësore dhe kulturore me fenomenin kriminal me origjinë mafioze.

Iniciativa promovohet nga Ambasada e Italisë, në koordinim me Institutin Italian të Kulturës së Tiranës dhe ekspertin e Guardia di Finanza dhe mirëpret pjesëmarrjen e senatorit Alessandro Ruotolo, ish-drejtorit të DAP (Departamenti i administrimit të burgjeve) Bernardo Petralia, Komandanti ndërrajonal i Korpusit të Ushtrisë të Italisë Jugore Ignazio Gibilaro, Zëvendësprokurori i Drejtorisë Antimafia të Qarkut të Reggio Calabria, Gaetano Calogero Paci, magjistratja Alessandra Camassa, gazetari nën mbrojtje Michele Albanese dhe famullitari i San Gaetano Catano, Don Giovanni Battista Tillieci. Gjithashtu do të marrë pjesë online me dëshminë e tij, Salvatore Borsellino, vëllai i gjyqtarit që humbi jetën në masakrën e Via D’Amelio.

______________________________________________________

Il convegno “Falcone e Borsellino, 30 anni dopo” si pone la finalità di coniugare memoria e attualità nel contrasto al fenomeno criminale mafioso e alla cultura che lo alimenta, promuovendo una pedagogia della cittadinanza attiva fondata sugli ideali e i principi ispiratori della Costituzione Italiana.

La memoria è una compiuta assunzione di responsabilità sociale quando diventa esercizio consapevole dei diritti e pratica dei doveri di prossimità civica. La lotta ai poteri criminali impone di consolidare il ponte che unisce il passato al presente per guardare al futuro come un tempo di speranza e di nuove opportunità di coesione politica e sociale. La narrazione diventa resistenza quando le parole di ieri assumono nel presente una rinnovata forza espressiva e si affermano come esempio e modello.

Il simposio vuole esplorare queste categorie interpretative attraverso un dibattito a più voci, lavorando sia sulla ricostruzione storica del clima di quegli anni sia sulle successive strategie di contrasto normativo, giudiziario e culturale al fenomeno criminale di matrice mafiosa.

L’iniziativa è promossa dall’Ambasciata d’Italia, in coordinamento con l’Istituto Italiano di Cultura di Tirana e l’esperto della Guardia di Finanza e accoglie la partecipazione del Senatore Alessandro Ruotolo, l’ex Direttore del DAP (Dipartimento di amministrazione penitenziaria)Bernardo Petralia, Generale di Corpo d’Armata Comandante Interregionale dell’Italia MeridionaleIgnazio Gibilaro, Procuratore aggiunto della Direzione distrettuale Antimafia di Reggio CalabriaGaetano Calogero Paci, il magistrato Alessandra Camassa, il giornalista sotto tutela Michele Albanese, e del parroco di San Gaetano Catanoso Don Giovanni Battista Tillieci. Avremo inoltre l’onore di ascoltare in collegamento online la testimonianza di Salvatore Borsellino, fratello del giudice che perse la vita nella strage di Via D’Amelio.

 

 

Leave A Comment