“Mjetet dhe instrumentat për parandalimin e dhunës në Familje” ishte tema e leksionit te hapur te mbajtur ditën e premte datë 22.04.2022 në Fakultetin e Drejtësisë UT me Zevendes Ministren e Brëndshme, Znj. Romina Kuko, perfaqesuesen e Vodafone Albania Znj. Ermira Decka, perfaqesuesen e UN Women Znj. Irena Shtraza. Takimi u zhvillua ne kuader te lendes “Politikat Europiane dhe Drejtësia Restauruese”. Takimi u moderua nga Zevendes Dekania Iva Zajmi dhe ne te moren pjese studente te nivelit master.

Zevendes Dekania Iva Zajmi tha se askush nuk duhet te ndihet i mbrojtur nga dhune ne familje dhe se ajo duhet refuzuar dhe denoncuar.

Zevendes Ministrja e Brendshme Znj. Romina Kuko tha se eshte bere nje pune e madhe per forcimin e ligjit dhe te marrjen e masave ne mbrojtje te grave dhe vajzave nga dhuna ne familje.

Znj. Irena Shtraza prezantoi gjetjet e nje raporti i cili tregon se dhuna ne familje eshte mjaft e perhapur dhe se ajo nuk eshte vetem fizike. Grate duhet te gjejne kurajon te ngrihen mbi te dhe ta denoncojne ate.

Znj. Ermira Decka foli per projektin Bright Sky te krijuar nga Vodafone Angli ne ndihme te luftes ndaj dhunes me baze gjinore. Ky program eshte i aksesueshem edhe ne Shqiperi duke nisur nga Marsi 2022 ne formen e nje aplikacioni ne cdo telefon te lidhur ne internet. Aplikacioni permban informacion per identifikim dhe referim te dhunes me baze gjinore si edhe per sherbimet e aksesueshme ne cdo rajon ku ndodheni.

Takimi zgjoi interesin e studenteve dhe te rinjve dhe nxiti kersherine e tyre edhe me tej.

 

 

Leave A Comment