Permbledhje e workshopit te zhvilluar ne Fakultetin e Drejtesise nga Rrjeti per Barazi ne Vendimmarrje, date 31 Mars 2022.

Vacancy _ Intern _ Public Information and Communication
04/04/2022
RE-ANNOUNCEMNT: IOM Tirana – Call for application for Internship Ref No. CFA Intern 2021/11
07/04/2022
Permbledhje e workshopit te zhvilluar ne Fakultetin e Drejtesise nga Rrjeti per Barazi ne Vendimmarrje, date 31 Mars 2022.

Fakulteti i Drejtësisë të Universitetit të Tiranës ne bashkepunim me Rrjetin e Grave “Barazi në Vendimmarrje” zhvilluan një takim me fokus Lirinë e Medias ne kuadrin e levizjes “Make it visible” te mbeshtetur nga Komisioni i Bashkimit Europian. Fillimisht u organizua një quiz per te testuar njohurite e studenteve mbi ligjin dhe te drejtat e njeriut, nga i cili u shpallen 3 fitues qe moren cmime. Me tej u shfaq një seri nga seriali “Katrori i pushtetit”, frymëzuar nga histori të realitetit të gazetarisë investigative në mediat shqiptare dhe veshtiresive qe ajo has. Kjo shërbeu si një mënyrë për të nxitur diskutime me studentët në temat e synuara.

Të pranishëm në takim ishin producenti dhe skenaristi i serialit Z.Robert Budina, pedagogu dhe aktivisti Z. Ervin Goci, Koordinatorja e Rrjetit “Barazi në vendimmarrje” Znj.Edlira Çepani, si edhe Zv. Dekanja e FDUT Prof. Iva Zajmi. Ne takim moren pjese mjaft student te FDUT.

Në fjalën hyrëse, Prof. Iva Zajmi theksoi se te drejtat e njeriut dhe lirine e medias nuk na e garanton dot vetem ligji. Ne si shoqeri duhet te luftojme per t’i gezuar ato. Znj. Çepani u shpreh se kemi nevojë për sistem drejtësie me juriste të drejtë dhe të paanshem, me qëllim që të fitohet besimi i qytetarëve. Z. Budina vlerësoi median dhe drejtësinë si dy faktorët kyç që ndertojnë mentalitetin shoqëror. Po kështu, Pedagogu Ervin Goci e shikon gjendjen profesionale dhe sociale të medias shqiptare si mjaft sfiduese dhe tha se integriteti profesional dhe personal jane kyc per te qene juriste te zote.

Aktivitet nxiti studentet te ndanin vizionin e tyre per te drejten dhe besimin qe ata kane per ta arritur ate me punen e tyre. Takimi evidentoi se edukimi përmes argëtimit është një mënyrë shumë e mirë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur mendimin kritik dhe qytetar.