Me datë 23.03.2022, në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit te Tiranës, u zhvillua një leksion i hapur me Ministrin e Drejtësisë Z.Ulsi Manja me temë “Sfidat e gjyqësorit në Shqipëri dhe Lufta kundër Korrupsionit”. Në këtë takim ishin të pranishëm dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr.Artan Hoxha, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Prof.Dr. Dhori Kule, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof.Dr.Edmond Rapti, drejtues, pedagogë e studentë të Fakultetit të Drejtësisë.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha theksoi se Reforma në Drejtësi përbën reformën e dytë më të rëndësishme në vend pas asaj të viteve 1992-1994, dhe vlerësoi kontributin e Z.Manja në zhvillimin e saj.
Ministri i Drejtësisë vlerësoi se Reforma në Drejtësi ka rithemeluar nga e para sistemin gjyqësor në Shqipëri duke pasur si celës suksesi ndryshimet kushtetuese. Z.Manja ritheksoi se Lufta ndaj korrupsionit vazhdon të mbetet sfidë për organet e drejtësisë në vendin tonë dhe se Besimi i publikut në drejtësi varet nga efektiviteti dhe eficenca e organeve të reja të drejtësisë.
Zevendes Dekania e Fakultetit të Drejtesise Prof.Iva Zajmi tha se lufta ndaj korrupsionit lidhet ngushtësisht me shërbimin që ofrohet ndaj qytetarëve.
Aktiviteti zgjoi interesin e studentëve dhe të të gjithë pjesmarrësve, të cilët ngritën pyetjet e tyre në lidhje me inicimin e reformës në drejtësi, mangësitë që konstatohen në praktikë dhe ndryshimet e nevojshme që mund të bëhen për sigurimin e cilësisë së sistemit gjyqësor.
6
Leave A Comment