NJOFTIM PER STUDENTET, TE CILET PERFITOJNE BURSE FINANCIARE
01/03/20221-st Call for the International Conference on Social and Natural Sciences, Madrid – Spain (18 April, 2022
03/03/2022
Në kuadër të programeve të shkëmbimit akademik, Departamenti i së Drejtës Civile ka ftuar për mësimdhënie Prof. Helga Oberloskamp e cila mbështetet nga programi Johann Gottfried Herder i DAAD (Agjenci e Ministrisë gjermane të Arsimit për shkëmbimin akademik).
Prof. Helga Oberloskamp, për periudhën 21.03.2022 – 21.07.2022, do të angazhohet në mësimdhënien e lëndëve të mëposhtme:
-
“Introduction to German Legal System and German legal terminology” – nivel fillestar
-
“Të drejtë familjare”.
-
“Të drejta të fëmijëve sipas Konventës së OKB për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”.
-
“Birësimi në aspektin krahasimor dhe të së drejtës ndërkombëtare private”.
Mësimi do të zhvillohet në gjuhën angleze, në Sallën Doktorale në Fakultetin e Drejtësisë dhe në vijim do të njoftoheni edhe për orarin.
Studentët e interesuar për të ndjekur këto kurse leksionesh, duhet të plotësojnë forms brenda datës 15.03.2022: https://forms.office.com/r/dhn4yV3SNq.
Në përfundim të secilit prej kurseve të leksioneve, studentët do të pajisjen me çertifikatë pjesëmarrjeje dhe do të shihet mundësia e ekuivalentimit të lëndëve të mësipërme me një nga lëndët me zgjedhje që studentët do të kenë në vitet e ardhshme ose semestrin aktual sipas rastit.
Departamenti i së Drejtës Civile