RGPP 2022 / Thirrje për Aplikime

Kriteret e Departamentit të së Drejtës Penale për përzgjedhjen e personeli akademik me kohë të pjeshshme si më poshtë:
24/02/2022
Thirrje Erasmus +
28/02/2022
RGPP 2022 / Thirrje për Aplikime

RGPP (Programi Përgatitor i të diplomuarve Romë) është një program akademik 10-mujor i bazuar në Budapest, i cili përgatit studentët Romë të garojnë për të vijuar studimet Master në gjuhën angleze. Qëllimi ynë është sigurimi i aksesit të barabartë në arsimin e lartë për studentët Romë.

RGPP u mundëson studentëve:

  • Kurse intensive të gjuhës angleze

  • Përgatitje akademike në fushën e tyre të interesit

  • Mundësinë e pjesëmarrjes në nje kurs zyrtar Masteri

  • Praktikë për testet e pranimit në Master

  • Zhvillim të mendimit kritik/Aftësi debatuese

  • Mentorim individual nga stafi i RGPP

  • Seminare mbi identitetin dhe lidershipin

  • Kurse të gjuhës Rome

Bursa të plota

Bursat janë të dispozicion për të gjithë studentët e përzgjedhur dhe mbulojnë:

  • Tarifën universitare

  • Të ardhura mujore / Akomodim në dhoma teke ose dyshe në konviktin e CEU

  • Kostot e udhëtimit dhe vizës/ Sigurimet shëndetësore

Kriteret e përzgjedhjes në RGPP përfshijnë:

  1. Vetëdeklarim mbi përkatësine etnike Rome

  2. Shtetësi nga vëndet e përcaktuara[1]

  3. Përfundimi i studimeve Bachelor deri në Korrik 2022

  4. Aftësi mesatare të nivelit B1 në gjuhën angleze

  5. Aftësi lidershipi si dhe interes të dukshëm për të ndjekur studimet pas-universitare në një ambient ndërkombetar.

Filloni aplikimin tuaj këtu: https://romanistudies.ceu.edu/apply-rgpp

[1] Kandidatet nga vendet e mëposhtme janë të ftuar të aplikojnë: Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Greqia, Hungaria, Italia, Kosova, Litvania, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia, Ukrainë. Aplikantët nga vende të ndryshme nga ato të listuara do të merren parasysh.

 

*RGPP mbështetet financiarisht nga OSUN (Open Society University Network) dhe Sigrid Rausing Trust (SRT)

 

 

Kandidatet nga vendet e mëposhtme janë të ftuar të aplikojnë: Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Greqia, Hungaria, Italia, Kosova, Litvania, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia, Ukrainë. Aplikantët nga vende të ndryshme nga ato të listuara do të merren parasysh.

 

*RGPP mbështetet financiarisht nga OSUN (Open Society University Network) dhe Sigrid Rausing Trust (SRT)