Mbi regjistrimet në gjuhën dhe kulturën kineze në Institutit Konfuci-UT.

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë Centre for Language Education and Cooperation (CLEC) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU). Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësin që studentët e interesuar të mësojnë gjuhën kineze pranë tij.

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron:

Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kinez, për të gjithë të interesuarit.

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT.

Bursa studimi në universitetet më  të mira të Kinës, për cdo student shqiptar.

Evente te ndryshme kulturore si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj. Zgjeroni aftësitë dhe njohuritë tuaja mbi Kinën, gjuhën dhe kulturën me Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.

“Njoftojmë të gjithë të interesuarit se Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës hap regjistrimet mbi gjuhën dhe kulturën kineze. Nga data 10 shkurt 2022 deri në datë 7 Mars 2022 mund të kryeni regjistrimet për gjuhën dhe kulturën kineze (semestri i dytë) për vitin akademik 2021-2022. Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë të interesuarit. Për të kryer regjistrimin, klikoni ketu: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd56wnbszvzcX1x0Vp2VqPbUiWVoFKk8bvSZYjJeQDab_eEdw/viewform

 

 

INSTITUTI KONFUCI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *