Departamenti i së Drejtës Publike miraton keto kritere për përzgjedhjen e personelit akademik me kohë të pjeshshme, për,semestrin e dytë për vitin akademik 2021 – 2022, si më poshtë:

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë përfunduar studimet Bachelor në Drejtësi.

  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

  3. Të zotërojë aftësitë e nevojshme dhe profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron.

  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.

  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna, nga Universiteti i Tiranës

  6. Të kenë përfunduar studimet:në programin: “Doktoraturë” po në të Drejtë Publike, në rast se do të japin mësim në programin “ Master i Shkencave” dhe  “ Master Profesional”.

Preferohen kandidatët konkurrentë që plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  1. Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze

  2. Të ketë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmarrje në projekte të ndryshme shkencore brenda ose jashtë vendit.

  3. Të ketë të paktën 2 vjetë eksperiencë pune

  4. Të ketë notë mesatare mbi 8.5.

Përcillet për publikim në faqen zyrtare. Afati I aplikimit wshtw deri mw dt. 22 shkurt 2022.

Leave A Comment