Permbledhje e takimit te realizuar nga AADF ne FDUT – Prezantimi i mundesive per aplikim
Me datë 04.02.2022, në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti u Tiranës, u zhvillua një takim informues organizuar nga AADF (Albanian – American Development Foundation), mbështetur nga projekti Clean Score pranë këtij Fakulteti.
Në këtë takim morën pjesë Zv.Dekane Prof.Dr.Iva Zajmi, përfaqësues të disa projekteve të mbështetura nga AADF, si dhe studentë e pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Studentët dhe pedagogët e pranishëm u shprehën të interesuar për thirrjet për aplikim të lançuara në kuadër të projekteve të mbështetur nga AADF.
Suksesi i zbatimit të projektit Clean Score, nxiti lançimin e thirrjeve për bashkëpumin për të gjithë studentët shqiptarë të cilët ndjekin një program studimi në bachelor apo master, për paraqitjen e punimeve të tyre shkencore dhe aplikimin për çmimin fitues deri më datë 15.05.2022, pranë ISTOR- Akademia, në faqen e internetit www.cleanscore.al/konkursi.
Me shumë interes për stafin akademik ishte prezantimi i projektit READ-Research Expertise from Academic Diaspora, me synim rritjen e bashkëpunimit mes kërkuesve të Diasporës dhe stafeve të IAL-ve për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e cilësisë së mësimidhënies, kërkimit si dhe programeve të studimit, gjetjen e mundësive të përbashkëta për kërkime e publikime të përbashkëta në revistat shkencore etj. Afati për të aplikuar në këtë program është data 15 Mars 2022. Informacion më i detajuar rreth këtij programi mund të gjendet në linkun https://www.iie.org/Programs/Research-Expertise-from-the-Academic-Diaspora.
Të tjera lançime interesante, ishin mundësitë e aplikimit për programet master dhe intership-i në Univesitetet e SHBA-s në kuadër të projektit MIP, informacion i cili mund të gjendet në faqen www.mip-aadf.org. Afati i fundit për aplikim është data 15 mars 2022 për programin e intershipeve dhe 31 Mars 2022 për programin e bursave Master.
Dhe së fundmi u lançua dhe mundësia e ofruar nga Programi Lead Albania, një program mbështetës për ngritjen e kapaciteteve në leadership të të rinjve të motivuar, duke u mundësuar eksperiencë 1 vjeçare në rolin e këshilltarit pranë Kryeministrisë, Ministrive, Bashkive dhe institucioneve të tjera të rëndësishme në vend, duke u mbështetur financiarisht nga AADF. Për më tepër rreth këtij programi mund të aksesoni në faqen http://www.aadf.org/project/lead-albania/.
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, do të ofrojë informacion si dhe mbështetje për stafin akademik dhe studentët për të realizuar aplikimet e tyre të mundshme sipas specifikave dhe interesave të kërkimit dhe studimit, përmes zyrës së projektit Clean Score.
Leave A Comment