Në datë 21.01.2022, pranë ambienteve të Fakultetit të Drejtësisë u zhvillua një tryezë e rrumbullakët, ku u prezantuan gjetjet përfundimtare dhe rekomandimet e raportit të hartuar nga pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë, në kuadër të përfundimit të komponentit të parë “Zhvillimi i kontratave kolektive dhe mbrojtja efektive e punëmarrësve shqiptar” të projektit “Zhvillimi i kontratave kolektive dhe mbrojtja efektive e punëmarrësve shqiptar. Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”, të financuar nga fondacioni “Shoqëri e Hapur për Shqipërinë”. Në këtë takim morën pjesë aktivistë dhe përfaqësues të sindikatave në mbrojtje të punëmarrësve në sektorë të rëndësishëm në vend, përfaqësues nga fondacioni “Shoqëri e Hapur për Shqipërinë”, si dhe pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Drejtësisë që u përfshinë në këtë projekt. Të pranishmit diskutuan mbi nevojën e ndërgjegjësimit të punëmarrësve mbi të drejtat e tyre, sigurinë në punë dhe rëndësinë e kontratës kolektive.

Raportin përfundimtar e gjeni të publikuar në linkun kliko këtu -> Raporti Kontrata Kolektive

 

Leave A Comment