Të dhurosh gjak ështe një akt i madh human.

Në Tiranë janë 400 fëmije talasemik, të cilët cdo dy javë duan  një qese gjak për të jetuar normal si ne.

Nisur nga situata e pandemise ne vend dhe masat e institucioneve shendetesore, protokolli i dhurimit te gjakut eshte pershtatur duke respektuar distancen 1.5 m mes krevateve te dhuruesve si edhe pajisjen e stafit dhe dhuruesve me maska mbrojtese.

Dhuron Gjak:

Cdo person i moshës 18 – 60 vjeç dhe që nuk vuan nga asnjë sëmundje kronike, mund të jetë dhurues vullnetar i gjakut.

Cdo person që do të dhurojë gjak duhet të ketë ngrënë 1-2 orë përpara dhurimit.

Ne në trupin tonë kemi 5-6 litra gjak.

Dhuruesit do t’i ushtrohen një analize paraprake nga mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut si:

1.Matja e temperatures (e detyrueshme per te respektuar protokollet shendetesore ne kuader te pandemise)

2.Hemoglobina (anemia)

3.Tensioni

4.Plotësimi i një pyetsori mbi historinë e shëndetit.

Nëse do dalin mirë këto analiza atëherë do të dhurohet gjak 300-400 ml. Kjo sasi zëvendësohet brenda 24 orëve si lëng,ndërsa rruazat e kuqe formohen brenda 7 ditëve.

Japim apo nuk japim gjak, në trupin tonë shkatërimi dhe rindërtimi i rruazave të kuqe ndodh çdo katër muaj. Pra dhurimi i gjakut përshpejton rigjenerimin e shëndetit dhe palca bëhet më aktive për të prodhuar rruaza të kuqe të fuqishme.

Përjashtohen nga dhurimi i gjakut;

Personat që mjekohen me antibiotik,

Nënat që ushqejnë femijë me gji.

Ata që kanë bërë një operacion e nuk kanë mbushur 6 muaj nga operacioni.

Ata që nuk kanë kaluar 3 muaj nga bërja e një tatuazhi.

Përfitimi i dhuruesit:

Një shëndet më të mirë dhe analizat si më poshtë:

Grup gjaku.

Hepatitet A, B, C

Transaminazat e mëlçisë

Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme HIV, Sifilis,Gonore.

Kolesterol

Ferritinë

Proteina totale.

Leave A Comment