Në zbatim të Vendimit Nr.198, Datë 11.11.2021 të Rektorit të UT “Për shpalljen e periudhës zgjedhore dhe datës së zgjedhjeve, për anëtarë të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës” dhe “Rregullores për Zgjedhjet e Para të Këshillave të Studentëve në Universitetin e Tiranës” miratuar me Vendimin Nr.22 datë 26.06.2019 të Senatit Akademik të UT, njoftohen Studentët e Fakultetit të Drejtësisë të UT se mund të vetëkandidojnë për anëtar përfaqësues në Komisionin Institucional Zgjedhor Studentor të Universitetit të Tiranës (KIZS), sipas nenit 7, pika 1 dhe 2 të Rregullores dhe për anëtar përfaqësues në Komisionin e Apelit Studentor (KAS), sipas nenit 8, pika 1 dhe 2 të Rregullores, duke u rregjistruar pranë Sekretarisë Mësimore të FDUT në datat 16 – 17 Nëntor 2021 ora 09:00-16:00 dhe datë 18 Nëntor 2021 ora 09:00-14:00.
Ditën e Enjte, datë 18 Nëntor 2021, ora 15:00 do të hidhet shorti (sipas Neneve 7, pika 2 dhe nenit 8, pika 2 të Rregullores), në Sallën Doktorale, Kati i Dytë, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Leave A Comment