Në tetor një delegacion nga Universiteti i Tiranës zhvilloi takime me përfaqësues të Universitetit të Poitierit me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ekperiencave ndërmjet stafit akademik dhe studentëve të të dyja Universiteteve. Ne këtë kuadër, me datë 06.10.2021, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Prof. Dr Sokol Mëngjesi zhvilloi një takim me Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Poitier Prof. Dr. Didier Veillon. Në takimin miqësor u diskutua ripërtëritja e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy Fakulteteve, rritjen e mobiliteteve në kuadrin Erasmus+, internshipet për studentët dhe stafin akademik, si dhe ofrimin e një masteri në të drejtë europiane dhe ndërkombëtare me diplomë të njohur nga të dyja vendet.