Në zbatim të Urdhërit të Përbashkët të QSHA dhe RASH Nr. 6 datë 25.06.2021, “Për miratimin e kalendarit për procesin e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimit me karakter profesional, në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, si dhe në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2021–2022”, si dhe Udhëzimin nr.l0, datë 15.05.2019 “Për procedurat e aplikimit dhe të rregjistrimit në institucionet e Arsimit të Lartë”, ndryshuar, komisioni ad – hoc i ngritur me Urdhërin Nr.57 datë 29.07.2021 të Dekanit të FDUT për vlerësimin e kandidatëve aplikues për vitin akademik 2021–2022, kandidatë studentë brenda vendit, në programin e Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, në Fakultetin e Drejtësisë të UT, pas përfundimit të 3(tri) fazave 48-orëshe të rregjistrimit të Raundit të tretë, për shkak të 8(tetë) kuotave të paplotësuara, vendosi vijimin e procedurave për plotësimin e këtyre 8(tetë) kuotave të paplotësuara nga kandidatët, nëpërmjet portalit
U-Albania të cilët nuk rezultojnë të rregjistruar në një program tjetër studimi dhe kanë aplikuar në raundin e tretë.
Kërkesat do të dorëzohen nga të interesuarit në datat 27 Tetor 2021 dhe 28 Tetor 2021, nga ora 8.00 deri 16.00 pranë Zyrës së Protokollit të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Renditja e kandidatëve do të bëhet sipas pikëve që ka patur secili kandidat në raundin e tretë.
Në datat 29 Tetor 2021, 30 Tetor 2021 dhe 31 Tetor 2021 ( 3 faza 24-orëshe konkretisht; faza e parë 29 Tetor 2021; faza e dytë 30 Tetor 2021; faza e tretë 31 Tetor 2021), kandidatët që kanë bërë kërkesë dhe janë shpallur fitues, në çdo fazë 24-orëshe kryejnë procesin e rregjistrimit pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, nga ora 8.00 deri 16.00.
Fituesi i fundit për çdo fazë përcaktohet me vijë të kuqe, në varësi të kuotave të paplotësuara.
Nëse aplikanti nuk rregjistrohet brenda afatit 24-orësh të çdo fazë, ai e humbet të drejtën e regjistrimit si fitues.
Kuotat e paplotësuara në çdo fazë, plotësohen me kandidatët e renditur sipas pikëve të fituara mbas vijës së kuqe.
Leave A Comment