Njoftim për vende të lira pune

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 11 (njëmbëdhjetë) vende të lira pune për pesonel ndihmësakademik (me karakter mësimor dhe me karakter administrativ) me kohë të plotë, të emërtesave si më poshtë:

 

  1. Laborant Departamenti pranë Departamentit të së Drejtës Publike;
  2. Kryetar Dege, pranë Degës mësimore;
  3. Sekretare mësimore, pranë Degës mësimore;
  4. Kryetar i Degës së IT dhe Informacionit, prane Degës së IT;
  5. Specialist IT, pranë Degës së IT;
  6. Klasifikator/ revista shkencore;
  7. Kryetar i Degës Protokoll- Arshiva;
  8. Specialist arkiv- protokolli, pranë Degës së Protokoll- Arshiva;
  9. Kryetar i Degës të Këshillimit të Karrierës dhe Alumni;
  10. Specialist informacioni pranë Degës së Këshillimit të Karrierës dhe Alumni;
  11. Psikolog;

 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personelin ndihmës akademik me karakter mësimor me detyrë “Laborant Departamenti pranë Departamentit të së Drejtës Publike”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master” ose ekuivalente me të;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

 

Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Të këtë njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike;
  2. Të ketë eksperiencë pune të paktën 1 vit;
  3. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë;
  4. Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese.

 

 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Kryetar i Degës mësimore”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë masë disiplinore “largim nga puna”.

 

Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Të ketë eksperiencë punë mbi 2 vite (Preferohet të ketë eksperience pune në këtë sektor);
  2. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë;
  3. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike;
  4. Të ketë vlerësime pozitive të mëparshme (referenca pozitive);
  5. Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit etiko-profesional me kolegët dhe eprorët.

 

 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Specialist mësimor”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor”;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë masë disiplinore “largim nga puna”.

 

 

Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Preferohet me diplomë “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të;
  2. Të ketë eksperiecë punë jo më pak se 1 vit (Preferohet të ketë eksperience pune në këtë sektor);
  3. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë;
  4. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike;
  5. Të ketë vlerësime pozitive të mëparshme (referenca pozitive);
  6. Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit etiko-profesional me kolegët dhe eprorët.

 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Kryetar i Degës së Teknologjisë së Informacionit”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Degën e Informatikës , Elektronikë, Teknologji Informacioni ose ekuivalente me to;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë masë disiplinore “largim nga puna”.

 

Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Të ketë eksperiecë punë jo më pak se 5 vjet;
  2. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë;
  3. Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;
  4. Të ketë eksperienca në platformat Online ( Zoom, Microsoft Team, Google Meet, Jitsi Meet, BlueJeans, etj );
  5. Njohuri të mira mbi sistemet operative Windows dhe Linux/Unix;
  6. Njohuri të mira mbi programin VMWare Workstation dhe Server;
  7. Njohuri të mira mbi programin Web Design SoftWare dhe Web Development Software;
  8. Njohuri të mira në gjuhë programimit C/C++, Java, etj;
  9. Njohuri të mira në SQL;
  10. Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  11. Të ketë vlerësime pozitive të mëparshme (referenca pozitive).

 

 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Specialist IT në Degën e Teknologjisë së Informacionit”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor ose DIND në Degën e Informatikës Ekonomike, Elektronikë, TIK;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë masë disiplinore “largim nga puna”.

 

 

Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Të ketë eksperiecë punë jo më pak se 1 vit;
  2. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë;
  3. Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;
  4. Të ketë eksperienca në platformat Online ( Zoom, Microsoft Team, Google Meet, Jitsi Meet, BlueJeans, etj );
  5. Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  6. Të ketë vlerësime pozitive të mëparshme (referenca pozitive).

 

 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë  “Klasifikator/ revista shkencore”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;

2.Të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkenca shoqërore ose ekuivalente me të;

  1. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  2. Të mos jetë marrë masë disiplinore “largim nga puna”.

 

Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Të ketë eksperiecë punë mbi 1 vit;
  2. Të ketë marrë pjesë në kurse kualifikimi dhe specializimi më këtë fushë, të provuara me dëshmi;
  3. Të njohë programet kompjuterike;
  4. Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese.

 

 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Kryetar i Degës Protokoll- Arshiva”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë të paktën një diplomë të nivelit “Master” ose ekuivalente me to;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

 

Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Të ketë eksperiencë pune në të njëjtën fushë jo me pak se 5 vite;
  2. Të ketë njohuri për legjislacionin e arkivave;
  3. Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë;
  4. Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese.

 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Specialist protokoll-arkiva, pranë Degës së Protokoll- Arshiva”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë të paktën një diplomë të nivelit “Master” ose ekuivalente me to;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

 

Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Preferohet të ketë eksperiencë pune jo me pak se 2 vite;
  2. Të ketë njohuri për legjislacionin e arkivave;
  3. Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë;
  4. Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese.

 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Kryetar i Degës të Këshillimit të Karrierës dhe Alumni”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë diplomë Master i Shkencave (cikël i dytë i studimeve) apo diplomë e integruar në Drejtësi;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

 

 

 

Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Të këtë njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike dhe të social media;
  2. Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet;
  3. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë;
  4. Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;
  5. Preferohen kandidatët që kanë mbaruar në FDUT.

 

 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Specialist informacioni pranë Degës së Këshillimit të Karrierës dhe Alumni”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë diplomë Master i Shkencave (cikël i dytë i studimeve) apo diplomë e integruar në Drejtësi;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

 

 

Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Të këtë njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike dhe të social media;
  2. Të ketë eksperiencë pune jo me pak se 2 vjet;
  3. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë;
  4. Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;
  5. Preferohen kandidatët që kanë mbaruar në FDUT.

 

 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë  “Psikolog”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë diplomë “Bachelor” në Psikologji, si dhe studime master Shkencor në Psikologjinë Shkollore ose “Psikologji Klinike” ose Master Profesional “Këshillim Psikologjik” ose ose ekuivalente me to në drejtime të tjera të përafërta;

 

  1. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  2. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

 

Kandidatët konkurrentë, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Të ketë njohuri, aftësi dhe kompetenca në fushat e :

 1.1. Vlerësimit – Psikologu shkollor pritet të zhvillojë procedura vlerësimi për aktorët me të cilët bashkëpunon sipas planifikimit, duke realizuar të gjitha hapat e duhur profesionalë;

1.2. Planifikimit – Psikologu shkollor pritet të organizojë, kryeje dhe të përfshihet, në një process zinxhir aktivitetesh dhe bashkësie aktorësh të planifikuar, qe e ka pikënisjen te nevojat e aktorëve të përfshirë në process, duke përdorur të dhënat e mbledhura nëpërmjet vlerësimeve;

1.3. Konsultimit dhe bashkëpunimit – Psikologu shkollor pritet të përfshihet dhe të ofrojë veprimtari konsultative dhe të bashkëpunojë në mënyrë efektive me të tjerët në të gjitha fazat e procesit: në vlerësim, planifikim, trajtim në nivel individi, grupi dhe sistemi;

1.4. Këshillimit – Psikologu shkollor përfshihet në veprimtari këshilluese individuale e në grup për aktorët shkollorë e jashtëshkollorë, në fushat e mirëqënies psikologjike, të sjelljes, zhvillimit dhe incidenteve kritike në jetë;

1.5. Zhvillimit profesional – Psikologu shkollor duhet të jetë i informuar për risitë dhe nevojat bashkëkohore të shërbimit psokologjik në shkollë, për të qënë vazhdimisht të informuar për zhvillimet në profesion. Zhvillimi professional nënkupton njohjen e thelluar të kërkimeve në fushën e aktivitetit të psikologut shkollor;

  1. Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;
  2. Të ketë njohuri të programeve bazë kompjuterike;
  3. Preferohet të ketë përvojë profesionale në institucionet publike të Arsimit Parauniversitar, të paktën 1 vit.

 

 

 

 

 

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin kërkesën me shkrim, Curriculum Vitae dhe dokumentacionin (fotokopje e noterizuar) në lidhje me plotësimin e kritereve sipas vendeve të lira të punës, që do të konkurrojnë.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në adresën Rruga “Milto Tutulani”, Tiranë.

 

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 25.10.2021 – 08.11.2021.

Për cdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit 04 2431112.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *