Në kuadër të rritjes së mobiliteteve Erasmus+ dhe bashkëpunimit me Fakultetet Frëngjishtfolëse

.

 

Me fillimin e vitit akademik 2021-2022, Fakulteti i Drejtësisë do të ofrojë një kurs, pa pagesë, të frëngjishtes juridike për të gjithë studentët që kanë njohuri bazike në gjuhën frënge. Ky kurs zhvillohet me qëllim përmirësimin e gjuhës frënge, në kuadër të rritjes së mobiliteteve Erasmus+ dhe bashkëpunimit me Fakultetet frëngjishtfolëse, ku një vend të veçantë e zë bashkëpunimi shumë i mirë me Fakultetin e Drejtësisë të Poitiers. Kursi do të ofrohet nga pedagogu Sebastien Botreau Bonneterre, me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Tiranë. Të interesuarit duhet të kontaktojnë, me email me Zv. Dekanin për projektet dhe kërkimin shkencor Dr. Armela Kromiçi, duke dërguar një email në adresën armela.kromici@fdut.edu.al

Afati i aplikimit është deri me 17 tetor 2021.

 

 

 

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *