“Zhvillimi i kontratave kolektive dhe mbrojtja efektive e punëmarrësve shqiptar. Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”

Kriteret për pedagogë të jashtëm Departamenti të së Drejtës Civile dhe Penale për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022 si më poshtë vijon:
29/09/2021
RIKUJTES – Periudha e pranimit të aplikimeve për ndjekjen e programeve të studimeve të ciklit të dytë ( Master Shkencor dhe Profesional ) për vitin akademik 2021 – 2022, do të jetë në datat 23 Shtator 2021 – 18 tetor 2021.
06/10/2021
“Zhvillimi i kontratave kolektive dhe mbrojtja efektive e punëmarrësve shqiptar. Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”

Në kuadër të zbatimit të komponentit të parë të projektit “Zhvillimi i kontratave kolektive dhe mbrojtja efektive e punëmarrësve shqiptar. Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit” të financuar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipëria” vijojnë takimet e pedagogëve dhe studentëve të Fakultetit të Drejtësisë për shpërndarjen e pyetësorëve që kanë si qëllim evidentimin e problemeve konkrete që hasin punëmarrësit në përditshmërinë e tyre. Falë bashkëpunimit me znj. Raimonda Gurakuqi, me datë 27.09.2021, grupi i studentëve të FDUT-së të udhëhequr nga pedagogia Armela Manxhelaku shpërndanë pyetësorë pranë punonjësve të një fasonerie në Tiranë. Ndërsa, me datë 01.10.2021 me mbështetjen e z. Kleant Hodaj, grupi i studentëve të FDUT-së të udhëhequr nga pedagogia Silvana Çinari zhvilloi një takim me punëmarrës të call center të ndryshëm që operojnë në Tiranë. Informacioni i mbledhur nga pyetësorët, në ruajtje të anonimitet, do të shërbejë si pikënisje për hartimin e rekomandimeve konkrete për ndërgjegjësimin e punëmarrësve për të drejtat e tyre dhe përmirësimin e kushteve të punës.