“Zhvillimi i kontratave kolektive dhe mbrojtja efektive e punëmarrësve shqiptar”

Kriteret për pedagogë të jashtëm Departamenti të së Drejtës Publike për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022 si më poshtë vijon:
29/09/2021
Kriteret për pedagogë të jashtëm Departamenti të së Drejtës Civile dhe Penale për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022 si më poshtë vijon:
29/09/2021
“Zhvillimi i kontratave kolektive dhe mbrojtja efektive e punëmarrësve shqiptar”

Me datë 28.09.2021, në ambjentet e Albpetrol Fier, në kuadër të zhvillimit të projektit “Zhvillimi i kontratave kolektive dhe mbrojtja efektive e punëmarrësve shqiptar”, financuar nga Fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë” u mbajt takimi midis punonjësve të rafinerisë së naftës dhe përfaqësuesit të sindikatës së naftëtarëve z. Dritan Shahu, dhe studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, Irena Beqiri, Endi Kalemaj, Geriola Hoxhaj dhe Lemida Zogu të udhëhequr nga pedagogia Inva Kociaj, e cila prezantoi pyetësorin e përgatitur në kuadër të projektit. Informacioni i mbledhur nga pyetësorët do të ndihmojë në dhënien e rekomandimeve konkrete për përmirësimin e kushteve të punës të punëmarrësve shqiptar.