Pyetësor – Vaksinimi anti COVID

Qëllimi i përpunimit:  

 

Ky pyetësor bazohet në urdhër nr. 413, datë 24.09.2021, “Për marrjen e masave për parandalimin e infeksionit Covid -19 për personelin e institucioneve arsimore dhe studentët”, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Qëllimi i kryerjes së këtij pyetësori ka të bëjë në mënyrë direkte me zhvillimin normal të mësimdhënies apo të vlerësimit të dijeve, i cili është në fund të fundit misioni dhe objekti thelbësor i një institucioni të arsimit të lartë.

 

Të dhënat tuaja mbeten konfidenciale dhe si të tilla mbrohen me Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, udhëzim nr. 7, datë 09.06.2010, për përpunimin e të dhënave personale në institucionet e arsimit të lartë, ndryshuar me udhëzimin nr. 27, datë 27.12.2012.

 

Duhet pasur në konsideratë që të dhënat personale të përpunohen vetëm për aq kohë sa realizohet qëllimi për të cilin ato janë mbledhur. Pas realizimit të qëllimit, të dhënat personale mund të fshihen, ruhen apo të mbahen anonim për të hequr çdo karakteristikë të identifikimit në qoftë se është e nevojshme për t’u përdorur për një qëllim tjetër si p.sh kërkimor, historik, arkivor, etj.

 

Kliko këtu te Linku:

   https://forms.office.com/r/nX4ZSM3c1h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *