NJOFTIM PËR MBLEDHJEN E ASAMBLESË SË PERSONELIT AKADEMIK TË FDUT PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR DHE KANDIDATIT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË
DATA: 13 .09. 2021
ORA: 11:00
SALLA: 402 FDUT
Bazuar në shkresën Nr.2091/1, datë 29.07.2021 “Mbi shpalljen e vendeve vakante për dy anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë” të Rektoratit të UT si dhe në zbatim të nenit 40, pika 1 dhe nenit 138, pika 1 “Verifikimi i plotësimit të kritereve ligjore” të Ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, më datë 18.08.2021, ora 09:00, u zhvillua mbledhja e Dekanatit të Fakultetit të Drejtësisë me pjesëmarrjen e 8 anëtarëve nga 9 gjithsej.
Gjatë zhvillimit të kësaj mbledhjeje të posaçme u shqyrtuan plotësimi i kushteve ligjore dhe i mbështetjes nga kandidatët që kanë shprehur interesin si dhe u verifikua dokumentacioni i paraqitur nga secili kandidat.
Nga ky proçes rezultoi se të gjithë kandidatët, të cilët kanë shprehur interes plotësojnë kushtet ligjore si dhe disponojnë dokumentacionin e plotë sipas parashikimeve të Ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, duke çuar kështu në zyrtarizimin e kandidaturave të tyre si vijon:
Kandidatë zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor:
- Prof. Asoc. Dr. Ilir Rusi 8 vota pro – 0 vota kundër
- Prof. Asoc. Dr. Oriona Muçollari 8 vota pro – 0 vota kundër
- Prof. Asoc. Dr. Besnik Çerekja 8 vota pro – 0 vota kundër
- Dr. Alban Koçi 8 vota pro – 0 vota kundër
Kandidatë zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë:
- Prof. Asoc. Dr. Ilir Rusi 8 vota pro – 0 vota kundër
- Dr. Alban Koçi 8 vota pro – 0 vota kundër
Bazuar në nenin 42 dhe në nenin 140, të Ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ju njoftoj se në datën 13.09.2021, ora 11:00, Salla 402 pranë ambienteve të FDUT, do të zhvillohet Mbledhja e Asamblesë së Personelit Akademik për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe kandidatit për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Fakulteti i Drejtësisë.
Në bazë të nenit 43 dhe nenit 141 të Ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” pjesëmarrja në mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik është e detyrueshme.
DEKANI
Prof. Dr. Sokol Mëngjesi