Skip to content
Me kënaqësi, sjellim në vëmendjen Tuaj programin e Praktikës & Punësimit 2021, një mundësi e re për studentët në Shqipëri.
Ky program organizohet në partneritet me 10 kompani të mirënjohura, pjesë e Grupit BALFIN, të cilat kanë planifikuar dhe krijuar mundësinë për angazhimin në praktikë profesionale (internship) të studentëve në periudhën 15 Shtator – 15 Dhjetor 2021 (3 muaj).
Përmes këtij bashkëpunimi, studentët kanë hapësirën të vlerësojnë mundësi për praktikë në 5 sektorë (i. Shërbime, ii. Sektori Bankar, ii. iii. Retail, iv. Pasuritë e Paluajtshme dhe v. Sektori Minerar), 10 kompani lider në sektorin e tyre, dhe mbi 20 kategori/profile të ndryshme pune.
Për të gjitha pozicionet e praktikës, studentët mund të informohen në detaje duke lexuar përshkrimin e punës, rast për rast, sipas preferencës së tyre në linkun www.b4students.com/internships. Për ta bërë procesin e kërkimit të informacionit sa më të thjeshtë, të gjitha mundësitë janë organizuar në 9 grup-skuadra (sipas fokusit), me mundësi filtrimi sipas industrisë, kompanisë dhe kategorisë së punës.
Me programin e Praktikës dhe Punësimit, ne synojmë të kontribuojmë në aftësimin profesional të studentëve dhe integrimin e tyre me sukses në tregun e punës, duke i dhënë mundësinë të krijojnë përvojë pune direkte në profilin e synuar, të zhvillojnë njohuri e aftësive të reja, ndërtojnë kontakte me profesionistë të fushës e mësojnë prej tyre, si dhe të prezantohen me punëdhënës potencial, të cilët, bazuar në nevojë dhe performancë do të vlerësojnë e propozojnë për vijimin e angazhimit me punësim, pas përfundimit të praktikës.
Afati i fundit për aplikim është data 25 gusht 2021. Aplikimi kryhet online përmes www.b4students.com/internships. Vlerësimi i aplikimeve dhe intervista me kandidatët e përzgjedhur do të bëhet nga Departamanti i Burimeve Njerëzore të kompanive përkatëse, brenda dt. 10 shtator 2021.
Për çdo pyetje studentët mund të drejtohen në çdo kohë në o.valisi@b4students.com ose 0699811925.