Datat e provimeve të vitit të Parë dhe vitit të Dytë ( Programit të Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi” )

Njoftohen studentët e vitit të parë dhe vitit të dytë të Programit të Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, se provimet e vjeshtës(muaji Shtator) për vitin akademik 2020 – 2021 do te zhvillohen online  sipas lëndëve, datave dhe orareve bashkëlidhur këtij njoftimi.

 

Regjistrimi  i provimeve për studentët e vitit të parë të Programit të Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”dhe i studentëve të vitit të dytë të Programit të Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi” do të bëhet online,   në periudhën nga 01 Gushti 2021 deri në 23 Gusht 2021, në këtë formë:

 

Plotësohen formularët e regjistrimit bashkëngjitur këtij njoftimi sipas programit përkatës nga ana e studentit, për lëndët të cilat janë të interesuar për ti dhënë provim online dhe i përcillen sekretares mësimore në email, në mënyrë që të kryhen verifikimet përkatëse dhe më tej të mundësohet përdorimi i platformës Online.

 

Studentët e vitit të parë të Programit të Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”mund të japin maksimumi deri 30 kredite për provimet e mbartura dhe 3 lëndë rishikim note nga lëndët e vitit të parë studimit.

 

Studentët e vitit të dytë të Programit të Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi” mund të japin maksimumi deri 30 kredite për provimet e mbartura dhe 3 lëndë rishikim note nga lëndët e vitit të dytë të  studimit.

 

Studentët të cilët nuk kanë adresa zyrtare do të bëhet e mundur krijimi i emaileve dhe do ju nisen në adresat personale për të pasur akses në platformën Online Microsoft Teams.

 

Formularët e plotësuar të përcillen në adresat e emailit si më poshtë:

 

 

1) Programi i Integruar i Ciklit të Dytë ,viti 1, “Master i Shkencave në Drejtësi”: mimoza.cenaj@fdut.edu.al

 

 

2) Programi i Integruar i Ciklit të Dytë, viti 2, “Master i Shkencave në Drejtësi”: mimoza.cenaj@fdut.edu.al

.

 

 

Kliko këtu -> DATAT E PROVIMEVE TE PROGRAMIT TE INTEGRUAR TE CIKLIT TE DYTE, VITIT I, “MASTER I SHKENCAVE NE DREJTËSI” SISTEMI ME KOHE TE PLOTE

 

 

 

Kliko këtu -> DATAT E PROVIMEVE TE PROGRAMIT TE INTEGRUAR TE CIKLIT TE DYTE, VITIT II, “MASTER I SHKENCAVE NE DREJTËSI” SISTEMI ME KOHE TE PLOTE

 

 

Kujdes: Formularet e regjistrimit per cdo student jane ndare ne:

 

 

1.Kliko këtu -> Formular Regjistrimi, Viti I (Mbartje & Rishikim Note)

 

 

 

2.Kliko këtu -> Formular Regjistrimi, Viti II (Mbartje & Rishikim Note)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *