Njoftohen studentët e Programit Master i Shkencave Penal/Civil/Publik dhe Master Profesional Penal/Civil/Publik, viti i dytë, se mbrojtja e diplomës përgjatë muajit korrik 2021 do të realizohet në auditoret e Fakultetit të Drejtësisë, UT, duke u paraqitur fizikisht përpara komisioneve përkatëse për të bërë mbrojtjen e temave.
Grafiku i datave do të jetë si më poshtë vijon:
Master Profesional në të Drejtë Penal 05.07.2021 ora 10:00
Master Profesional në të Drejtë Civile 06.07.2021 ora 11:00
Master Profesional në të Drejtë Publike 06.07.2021 ora 10:00
Master i Shkencave në të Drejtë Publike 07.07.2021 ora 10:00
Master i Shkencave në të Drejtë Civile 07.07.2021 ora 10:00
Master i Shkencave në të Drejtë Penale 09.07.2021 ora 10:00
Master Profesional EU Business Law (viti I) 23.07.2021 ora 10:00
P.S. Të gjithë studentët duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike dhe detyrimet financiare ndaj Fakultetit të Drejtësisë së UT-së.
Studentët e Masterit Shkencor duhet të kenë të mbrojtur një nga pesë gjuhët (anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht) në nivelin e kërkuar dhe ditën e mbrojtjes së temës përpara komisionit të kenë me vete dëshminë e gjuhes së huaj përkatëse.