Me datë 24 Qershor 2021, pranë ambienteve të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Entit Rregullator të Energjisë (ERE) dhe Fakultetit të Drejtësisë. Në takim ishin të pranishëm Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Prof. Dr. Sokol Mëngjesi, Kryetari i ERE Z. Petrit Ahmeti, si dhe përfaqësues të stafit të dy institucioneve.
Qëllimi i memorandumit të bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Fakultetit të Drejtësisë dhe Entit Rregullator të Energjisë (ERE) është informimi dhe ndërgjegjësimi i studentëve të Fakultetit të Drejtësisë mbi rolin dhe veprimtarinë e ERES dhe shkëmbimin e eksperiencës ndërmjet stafeve të dy institucioneve. Palët synojnë të realizojnë seminare workshope, zhvillimin e praktikës mësimore për studentët e Fakultetit të Drejtësisë, përpunimin e projekteve të përbashkëta në konkretizimin e dijeve teknike në formimin e studentëve dhe në aplikime praktike me interes për vendin, etj.