Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në kuadër të veprimtarisë së saj për promovimin e edukimit ligjor të publikut në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dëshiron të angazhojë një numër studentësh për t’u përfshirë dhe kontribuuar në dy aktivitete që Prezenca do të organizojë përgjatë vitit 2021, perkatësisht

  1. Përditësimi i informacionit ligjor të faqes njohligjin.al

  2. Trajnim mbi proceset e njoftimit dhe konsultimit publik sipas legjislacionit në fuqi.

Në ushtrimin e këtyre veprimtarive studentët parashikohet të kryejnë punë kërkimore në fusha të ndryshme ligjore, analizë ligjore, hartojnë përmbledhje ligjore, të punojnë me burime parësore të legjislacionit, të konsolidojnë legjislacionin përkatës në fuqi, të praktikojnë njohuri të teknikës legjislative, simulojnë proces të konsultimit ligjor publik, etj.

Studentët do të angazhohen deri ne fund të vitit 2021 dhe do të pajisen me nje certifikatë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Kriteret për aplikim:

  • Të jetë student i vitit të tretë Bachelor ose student i vitit të parë Master

  • Të ketë një mesatare mbi 8.5

  • Të ketë aftësi shumë të mira në shkrim dhe arsyetim ligjor

  • Përvojë e mëparshme në veprimtari legjislative përbën avantazh

Si të aplikoni:

Për të aplikuar dërgoni dokumentet e mëposhtme në adresën tahir.lamce@osce.org

  • CV

  • Një përmbledhje të sintetizuar të përmbajtjes së nenit 31 të ligjit nr. 111/2017 datë 14.12.2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti“

Afati i aplikimit është deri më 09 korrik 2021

Leave A Comment