Grupi Balfin ka menduar Programin B4Students i cili ka si synim të ofrojë mbështetje në zhvillimin profesional të studentëve, projektet e tyre sociale, si dhe idetë për biznes.

B4Students është ndërtuar në 4 komponentë kryesorë, bazuar tek nevojat dhe pritshmëritë e konstatuara nga vetë studentët:

  1. Sipërmarrje– Ky komponent përmban dy elementë: Konkursin e Ideve të Biznesit, si dhe Sfidën e Biznesit. Studentët me ide sipërmarrje kanë mundësinë të përfitojnë grant deri në 5 mijë euro, kreditim preferencial, këshillim e partneritet, si mbështetje për nisjen e biznesit.

Ndërsa në Sfidën e Biznesit, studentët e interesuar ftohen të analizojnë një problem real biznesi të kompanive partnere me B4Students dhe të sugjerojnë strategji për zgjidhjen e problemit. Fituesit përfitojnë shpërblim monetar, abonim falas në kurs trajnimi online, si dhe mundësi praktike në profil.

  1. Klubet Sociale Studentët ftohen të propozojnë ide për projekte sociale që përmbushin pasionin dhe interesat e tyre dhe kanë ndikim pozitiv në komunitet, dhe të sigurojnë mbështetje financiare, në funksion të realizimit të projektit.

 

  1. Praktika Profesionale & Punësimi – Studentët kanë mundësi të garojnë për t’u përfshirë në praktika 3 mujore, të mirëstrukturuara, pranë shoqërive të Grupit BALFIN, sipas interesit të tyre profesional. Në përfundim të praktikës, studentët do të vlerësohen për punësim bazuar në performancë.

 

  1. Fuqizimi i universiteteve Ky komponent i dedikohet Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik dhe ka si qëllim të mundësojë investime të reja infrastukturore, sipas nevojave dhe që përmirësojnë kushtet që i ofrohen studentëve.

 

Studentët e interesuar mund të regjistrohen online në linkun https://b4students.com/registration-form/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *