.
Njoftohen studentët e vitit të tretë të programit të ciklit të parë “Bachelor” me kohë të plotë dhe studentët e vitit të katërt të programit të ciklit të parë “Bachelor” me kohë të pjesshme, se provimet e paradiplomes për vitin akademik 2020 – 2021 do te zhvillohen online sipas lëndëve, datave dhe orareve bashkëlidhur këtij njoftimi.
Regjistrimi i provimeve për studentët e vitit të tretë të programit të ciklit të parë “Bachelor” me kohë të plotë edhe i studentëve të vitit të katërt të programit të ciklit të parë “Bachelor” me kohë të pjesshme do të bëhet online në periudhën 23 Qershor 2021 – 27 Qershor 2021, në këtë formë:
Plotësohen formularët e regjistrimit bashkëngjitur këtij njoftimi sipas programit përkatës nga ana e studentit, për lëndët të cilat janë të interesuar për ti dhënë provim online dhe i përcillen sekretares mësimore në email, në mënyrë që të kryhen verifikimet përkatëse dhe më tej të mundësohet përdorimi i platformës Online.
Studentët e vitit të tretë të programit të ciklit të pare “Bachelor” me kohë të plotë mund të japin maksimumi deri 30 kredite për provimet e mbartura dhe 4 lëndë rishikim note nga te tre vitet e studimit.
Studentët e vitit të katërt të programit të ciklit të pare “Bachelor” me kohë të pjesshme mund të japin maksimumi deri 25 kredite për provimet e mbartura dhe 4 lëndë rishikim note nga te katërt vitet e studimit.
Studentët të cilët nuk kanë adresa zyrtare do të bëhet e mundur krijimi i emaileve dhe do ju nisen në adresat personale për të pasur akses në platformën Online Microsoft Teams.
.
.
Formularët e plotësuar të përcillen në adresat e emailit si më poshtë:
.
Programi Bachelor viti 3, Viti Akademik 2020 – 2021 dhe studentët përsëritës, me kohë e plotë: desjana.bezhani@fdut.edu.al
Programi Bachelor viti 3, Viti Akademik 2019 – 2020 dhe studentët përsëritës, me kohë e plotë: liljana.dimroci@fdut.edu.al
Programi Bachelor viti 4 , me kohë të pjesshme:
sabajeta.bana@fdut.edu.al
.
.
Kliko këtu -> DATAT E PROVIMEVE BACHELOR SISTEMI ME KOHË TË PLOTË DHE MË KOHË TË PJESSHME
.
.
Kujdes: Formularet e regjistrimit per cdo student jane ndare ne:
.
.
Kliko këtu -> Formular regjistrimi për lëndët e mbartura dhe për rishikim note, Bachelor me kohe te plotë
.
.
Leave A Comment