Bursa – Go Styria
26/03/2021“Program Shkembimi per Studentet ne te Drejte Penale te Krahasuar me Humboldt University Berlin”.
27/03/2021
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, ditën e martë datë 24.03.2021 ora 11.00, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Qeverisë së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në vendin tonë, Znj. Guusje Korthals Altes dhe me Institutin e Studimeve Politike, z. Afrim Krasniqi.
Ky takim u zhvillua në kuadër të zbatimit të projektit “Jetësim Cilësor i Dekriminalizimit, për politikanë dhe zyrtar të pastër” i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Vendeve të Ulta (Programi MATRA) me Institutit e Studimeve Politike. Në këtë takim morën pjesë profesorë dhe lektorë të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët patën rastin të ndanin mendimet e tyre mbi këtë temë të aktualitetit. Takimi u ndoq online nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë.
Aktiviteti u zhvillua në respekt të protokolleve anti-covid dhe me pjesëmarrje online.


