Ne vijim te njoftimeve te meparshme, ju rikujtojme se niveli i gjuhes se huaj duhet te jete  sipas percaktimeve te  nenit 76 pika 4 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, i cili sanksionon se “Kriter pranimi  në një program studimi të ciklit të dytë “Master i shkencave” është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.” dhe në pikën 3 të Udhëzimit Nr. 52, datë 3.12.2015, “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë”,  i cili percakton se “Për pranimi  në programet e studimit të ciklit te dytë kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj, ndërmjet nivelit B1 dhe nivelit C1” ( shih: Udhezim_nr.52_dt_03.12.2015-per-gjuhen-e-huaj ).  

Leave A Comment