RIKUJTESË NË LIDHJE ME DËSHMIN E GJUHËS SË HUAJ

SQARIM NE LIDHJE ME NIVELIN E GJUHES SE HUAJ
10/03/2021
Thirrje Erasmus+ për studentët e UT-së
17/03/2021
RIKUJTESË NË LIDHJE ME DËSHMIN E GJUHËS SË HUAJ

RIKUJTESË

 

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, rikujtojmë studentët e programit të ciklit të dytë të studimeve “Master Shkencor” viti II, se duhet të dorëzojnë pranë Sekretarisë Mësimore të FDUT dëshminë e mbrojtjes së gjuhës së huaj sipas përcaktimeve në  nenin 76, pika 4 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, i cili sanksionon se “Kriter pranimi  në një program studimi të ciklit të dytë “Master i shkencave” është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.” dhe në pikën 3 të Udhëzimit Nr. 52, datë 3.12.2015, “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë”,  i cili percakton se “Për pranim  në programet e studimit të ciklit të dytë kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj, ndërmjet nivelit B1 dhe nivelit C1”.

 

Ne lidhje me deshmine e gjuhes se huaj per studentet e  Masterit Shkencor , komisionet e vleresimit te temave te diplomes  duhet te mbajne parasysh faktin  qe studentet te kene me vete  deshmine  e gjuhes se huaj  ne momentin e mbrojtjes se temes te diplomes.

Meqënëse viti akademik është duke përfunduar,  mospasja e Dëshmisë së Gjuhës së Huaj do të bëhet pengesë për mbrojtjen e diplomës nga ana juaj në muajn Korrik 2021.

 

Per studentet e Masterit Profesional NUK kerkohen njohuri te gjuhes se huaj.