Pedagogët e lëndës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në varësi të formës të provimit online, do të përcaktojnë grafikun e zhvillimit të provimit sipas datave të përcaktuara.

Grafiku duhet ti bëhet me dije studentëve nëpërmjet platformës zyrtare, 2 dite përpara dates të përcaktuar të provimit sipas lëndëve përkatëse.

Pjesë e këtyre provimeve do të jenë studentët , për të cilët proçesi mësimor është zhvilluar online, semestrin e pare të vitit akademik 2020-2021.

Studenti duhet të marrë masa që në platformë të shfaqet me pamje vizuale dhe me ID e tij personale/pasaportë.

Njoftim për studentët:

Njoftohen të gjithë studentët që kanë provime të mbartura se duhet të plotësojnë Formularët bashkengjitur këtij njoftimi sipas programit përkatës, për lëndët për të cilat janë të interesuar për ti dhënë provim, në mënyrë që sekretaria mësimore të kryej verifikimet përkatëse dhe më tej të mundësohet përdorimi i platformës Online.

Studentët të cilët nuk kanë adresa zyrtare do te bëhet e mundur krijimi i emaileve dhe do ju nisen ne adresat personale për të pasur akses në platformën Online Microsoft Teams.

 

Formularët e plotesuar të përcillen në adresën e emailit si më poshtë:

Programi Master Shkencor dhe Profesional:     marsela.zurbo@fdut.edu.al

Kliko këtu ->  PROGRAMIT MASTER SISTEMI ME KOHE TE PLOTE Master Profesional

Kliko këtu ->  PROGRAMIT MASTER SISTEMI ME KOHE TE PLOTE Master Shkencor

 

Leave A Comment