Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 7 (shtatë) vende të lira pune për personel ndihmësakademik në këtë fakultet, të ndara sipas strukturave përkatëse të këtij fakulteti.

 

Kandidatët konkurentë sipas vendeve të punës, duhet të plotësojnë këto kritere, konkretisht si më poshtë:

 

 

I. Sekretare mësimore 2 (dy) vende pune

  1. Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” (preferohet me diplomë master të ciklit të dytë të studimeve apo diplomë të integruar).
  2. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
  3. Të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit (Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë sektor).
  4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  5. Të zotërojë një gjuhë të huaj, preferohet anglisht.
  6. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë.
  7. Të mosjetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mosjetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

II. Specialist informacioni në degën e IT dhe Informacionit 1(një) vend pune

 

  1. Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” në shkenca shoqërore.
  2. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
  3. Të ketë eksperiencë pune më shumë se 1 vit.
  4. Të zotërojë një gjuhë të huaj, përparësi ka një gjuhë perëndimore.
  5. Të ketë njohuri mbi Ligjin për Arsimin e Lartë.
  6. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  7. Të mosjetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mosjetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

III. Specialist në Degën e Burimeve Njerëzore 1 (një) vend pune

  1. Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” në Drejtësi, Ekonomi apo Shkenca Humane (preferohet me diplomë master).
  2. Të njohë shumë mirë kompjuterin dhe programet bashkëkohore.
  3. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit (preferohet në këtë fushë).
  4. Të ketë dëshmi në një gjuhë të huaj.
  5. Të ketë njohuri mbi Kodin e Punës dhe Ligjin për Arsimin e Lartë.
  6. Të mosjetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  7. Të mosjetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

IV. Specialist në Degën e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë 1 (një) vend pune

  1. Të ketë mbaruar studimet universitare. (Prioritet të diplomuarit në drejtësi, ekonomik, shkenca sociale, apo në fusha me prioritet për projekte kërkimore).
  2. Të diplomuarit me mesatare mbi 8 do të kenë prioritet.
  3. Aplikantët që kanë përfunduar studimet master do të kenë prioritet.
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (Preferohet me çertifikatë të nivelit Cl).
  5. Aplikantët që kanë kryer kurse specializimi në fushën e aplikimeve per projekte të BE-së, dhe për grante nga donatorë të tjerë vendas dhe të huaj kanë prioritet.
  6. Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet në organizata apo institute kërkimore, në hartimin e buxhetit për projekte, zbatimin e projekteve dhe hartimin e raporteve mbi projektet për donatore të ndryshëm, vendas dhe të huaj.
  7. Të ketë njohje të programeve bazë të microsofitit dhe aftësi kërkimi informacioni në internet, si edhe aftësi në hedhjen e informacionit relevant në website.
  8. Të ketë njohuri mbi Ligjin per Arsimin dhe Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë dhe aktet nënligjore për kërkimin shkencor dhe projektet.
  9. Të ketë afitësi të mira komunikimi, në lidhje me informacionin dhe bashkëpunimin e nevojshëm me stafin për të komunikuar me donatorët, për të identifikuar bashkëpunëtorët etj.
  10. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  11. Të mosjetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

V. Specialist IT në Degën e IT dhe Informacionit 1 (një) vend pune

  1. Të ketë diplomë të arsimit të lartë në Degën e Informatikës Ekonomike, Elektronikë, TIK në  Universitetin e Tiranës ose në Universitete të tjera ekuivalente me to.
  2. Të zotërojë gjuhën Angleze me dëshmi.
  3. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë.
  4. Të njohë programet kompjuterike.
  5. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të dijë të punojë në grup.
  6. Preferohet të ketë eksperiencë apo njohuri të mira për web design.
  7. Të mosjetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

VI. Specialist në Degën e Këshillimit të Karrierës dhe AIumni 1 (një) vend pune

  1. Të ketë diplomë Master i Shkencave (cikël i dytë i studimeve) apo diplomë të integruar në Drejtësi (preferencë kandidatët që kanë mbaruar në FDUT).
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike dhe të social media.
  3. Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet.
  4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  5. Të zotërojë dëshmi të gjuhës angleze.
  6. Të ketë njohuri të mira të Ligjit të Arsimit të Lartë.
  7. Të mosjetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin kërkesën me shkrim, Curriculum Vitae dhe dokumentacionin (fotokopje e noterizuar) në lidhje me plotësimin e kritereve sipas vendeve të punës që do të konkurojnë.

Dokumentat dorëzohen pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Drejtësisë të UT, rruga “Milto Tutulani”.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 09.02.2021-23.02.2021.
Për çdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit 042431116.

 

Leave A Comment