Fakulteti i Drejtësisë, pavarësisht vështirësive që të gjithë po jetojmë, teknoligjinë e informacionit ka vendosur ta përdor jo vetëm për mësimdhënien por edhe për zhvillimin e aktivitete të ndryshme kërkimore-shkencore me qëllim informimin mbi zhvillimet më të rëndësishme në vendin tonë, nxitjen e debatit akademik dhe dhënien e kontributit të stafit të tij akademik mbi çështje të ndryshme të aktualitetit shqiptar.
Në këtë kuadër, me datë 20.01.2021, ora 12.00 u zhvillua online, një workshop “Mbi lirinë e medias në vendin tonë” ku përcollën eksperiencën e tyre, Prof. As. Dr. Mirela Bogdani, Prof. As. Dr. Erlir Puto, z. Besar Likmeta (kryeredaktor birn), z. Dorian Matlija (drejtor ekzekutiv res publica) që diskutuan mbi aspektet thelbësore të lirisë së medias në vendin tonë si dhe z. Sebastien Botreau-Nonneterre (këshilltar teknik pranë Kryeministrisë) që solli eksperiencën franceze mbi lirinë e karikaturave. Aktiviteti u përshendet nga Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Prof. dr. Sokol Mëngjesi dhe u prit me interes në rrethin e juristëve. Së shpejti diskutimet e këtij aktiviteti do t’i gjeni të publikuara online.
Leave A Comment