Në kuadër të projektit CleanScore, AADF finalizoi financimin e një nismë të re nëpërmjet marrëveshjes së abonimit në JSTOR për Universitetin e Tiranës.
JSTOR u krijua në 1994 nga William G. Bowen për t’i ardhur në ndihmë bibliotekave dhe botuesve akademikë të kthenin punimet e tyre nga letra në format digjital dhe për t’i ruajtur ato për brezat e ardhshëm.
Kjo platformë digjitale i jep mundësinë stafit akademik dhe studentëve të hulumtojnë në shumë fusha studimore dhe iu ofron një qasje në miliona artikuj, revista shkencore, libra referimi në disiplina si: art, shkencë, shkenca humane, biznes dhe teknologji, zhvillim i qëndrueshëm, trashëgimi kulturore, ekologji dhe botanikë, etj.
JSTOR është një platformë e thjeshtë në përdorim e do të ndihmojë në:
- kërkime shkencore
- përmirësimin e kurrikulave mësimore
- mundësinë e pjesëmarrjes në konferenca e konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare
Për të hyrë në librarinë digjitale JSTOR ju duhet të ndiqni hapat më poshtë:
- Brenda rrjetit të brendshëm të fakultetit (në ambientet e fakultetit)
- Lidhuni me wifi-n /internetin e fakultetit.
- Vizitoni https://www.jstor.org
- Jashtë rrjetit të brendshëm të fakultetit (jashtë ambienteve të fakultetit)
- Instaloni Mozilla Firefox
- Hyni në llogarinë tuaj Office 365 të krijuar nga UT
- Hapni me Mozilla Firefox adresën https://unitiredu.sharepoint.com/sites/BibliotekaOnline
- Në faqen Biblioteka Online klikoni linkun e JSTOR – https://www.jstor.org
Në të dyja rastet kur hyni në www.jstor.org në fillim të faqes do të lexojë Provided by University of Tirana.
Në këtë mënyrë ju mund të aksesoni ose shkarkoni cdo artikull që JSTOR ofron.
Leave A Comment