Renditja e aplikantëve të cilët kanë bërë kërkesë më datë 27 – 28 Tetor 2020, Raundi 4, Faza 1, Datë 29.10.2020

MASTER EKZEKUTIV NË KRIMINOLOGJI
October 17, 2020
Renditja e aplikantëve të cilët kanë bërë kërkesë më datë 27 – 28 Tetor 2020, Raundi 4, Faza 2, Datë 30.10.2020
October 29, 2020
Renditja e aplikantëve të cilët kanë bërë kërkesë më datë 27 – 28 Tetor 2020, Raundi 4, Faza 1, Datë 29.10.2020

Tiranë, më 26.10.2020       

 

NJOFTIM

 

Në zbatim të Udhëzimit nr.l0, datë 15.05.2019 “Për procedurat e aplikimit dhe të rregjistrimit në institucionet e Arsimit të Lartë”, ndryshuar me Udhëzimin nr.l7, datë 30.07.2019, Udhëzimin Nr.l5 datë 26.05.2020 dhe Nr.l7 datë 23.06.2020” të MASR, si edhe në zbatim të Urdhërit të përbashkët të RASH dhe QSHA nr. 2 datë 02.07.2020, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimit me karakter profesional, në programet e ciklit të dytë të studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2020 – 2021”, Komisioni ad-hoc i ngritur me urdhërin nr.27, datë 07.08.2020 të Dekanit, për vlerësimin e kandidatëve aplikues në programin e Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, në FDUT pas përfundimit të 3(tri) fazave 48-orëshe të rregjistrimit të Raundit të tretë, për shkak të 8 (tetë) kuotave të paplotësuara, vendosi vijimin e procedurave  të rregjistrimit të kandidatëve, nëpërmjet portalit U-Albania të cilët  nuk rezultojnë të rregjistruar në një program tjetër studimi dhe kanë aplikuar në raundin e tretë.

 

Kërkesat do të dorëzohen nga të interesuarit në datat 27 Tetor 2020  dhe 28 Tetor 2020, nga ora 8.00 deri 16.00 pranë Zyrës së Protokollit të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

 

Renditja e kandidatëve do të bëhet sipas pikëve që ka patur secili kandidat në raundin e tretë.

 

Në datat 29 Tetor deri 31 Tetor 2020 ( 3 faza 24-orëshe; faza e parë 29 tetor 2020; faza e dytë 30 tetor 2020; faza e tretë 31 tetor 2020), të gjithë kandidatët  që kanë bërë kërkesë dhe janë shpallur fitues, kryejnë procesin e rregjistrimit pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, nga ora 8.00 deri 16.00.

 

Fituesi i fundit për çdo fazë përcaktohet me vijë të kuqe, në varësi të kuotave të paplotësuara.

 

Kuotat e paplotësuara në çdo fazë, plotësohen me kandidatët e renditur sipas pikëve të fituara mbas vijës së kuqe.