1. Njoftojmë kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet si program të dytë studimi në vitin e parë të Programit të Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, se kanë të drejtë të aplikojnë pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit të Drejtësisë të UT në periudhën 02.09.2020 deri në 13.09.2020.
2. Njoftojmë kandidatët nga Republika e Kosovës me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian që kërkojnë të ndjekin studimet në vitin e parë të Programit të Integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, se kanë të drejtë të aplikojnë pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit të Drejtësisë të UT në periudhën 01.09.2020 deri në 18.09.2020.
3. Njoftojmë kandidatët që kërkojnë të trasferojnë studimet në vitin e dytë të Programit të Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi” dhe në vitin e tretë të Programit të Studimit të Ciklit të Parë “Bachelor”, se kanë të drejtë të aplikojnë pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit të Drejtësisë të UT në periudhën 02.09.2020 deri në 13.09.2020.
Leave A Comment