RIKUJTESË

 

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, rikujtojmë studentët e programit të ciklit të dytë të studimeve “Master Shkencor” viti II, se duhet të dorëzojnë pranë Sekretarisë Mësimore të FDUT dëshminë e mbrojtjes së gjuhës së huaj sipas përcaktimeve në  nenin 76, pika 4 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, i cili sanksionon se “Kriter pranimi  në një program studimi të ciklit të dytë “Master i shkencave” është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.” dhe në pikën 3 të Udhëzimit Nr. 52, datë 3.12.2015, “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë”,  i cili percakton se “Për pranim  në programet e studimit të ciklit të dytë kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj, ndërmjet nivelit B1 dhe nivelit C1”.

Meqënëse viti akademik është duke përfunduar,  mosdorëzimi i Dëshmisë së Gjuhës së Huaj do të bëhet pengesë për mbrojtjen e diplomës nga ana juaj në datat e shpallura në faqen zyrtare elektronike të Fakultetit të Drejtësisë prej datës 1 Qeshor 2020.

Leave A Comment