Ngritja dhe Funksionimi i Organeve të Drejtësisë

Hapet Thirrja për Bursa për Studentët të Programit Erasmus +
13/02/2020
Studentet e meposhtem duhet te paraqesin ne Zyren e Finances brenda dates 21.02.2020 ,nr.llogarise te hapur prane bankes Credins.
19/02/2020
Ngritja dhe Funksionimi i Organeve të Drejtësisë

Fakulteti i Drejtësisë organizoi Tryezën me temë ‘Ngritja dhe Funksionimi i Organeve të Drejtësisë’, ku u prezantuan gjetjet dhe konkluzionet e monitorimit të ecurisë së reformës në drejtësi. Takimi shërbeu si një forum i hapur diskutimi midis përfaqësuesve të organeve të drejtësisë, institucioneve shtetërore dhe strukturave te tjera, studiuesve, pedagogëve dhe studentëve të drejtësisë. Aktiviteti u organizua në kuadër të Projektit ‘Monitorimi i Reformës në Drejtësi’, që zbatohet nga Fakulteti i Drejtësisë, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Raporti i plotë dhe një përmbledhje e tij në lidhje me monitorimin për periudhën Mars- Korrik 2019 është i botuar në webin e Fakultetit të Drejtësisë.