E Hapur per Studente qe ne vjeshte 2020 nisin:

– Vitin e Trete Bachelor Programi 3 vjecar.

– Vitin e Pare Master Shkencor Programi 3+2.

Ne kuader te Programit ERASMUS+ KA107 ndermjet Universitetit te Poitiers France dhe Fakulteti te Drejtesise se UT hapet thirrja per aplikime per studime nje semestrore (30 kredite) ose nje vjecare (60 kredite) per studentet e Fakultetit te Drejtesise se kategorive te mesiperme prane Fakultetit te Drejtesise se Universitetit te Poitiers ne France.

Programi i studimit fillon ne Shtator 2020.

Afati i Aplikimit eshte deri ne 7 Prill 2020.

Aplikuesit duhet te njohin shume mire gjuhen frenge dhe te paraqesin dokumentet si me poshte:

– CV Personale;

– Kopje te pasaportes;

– Vertetim Studenti per nivelin aktual te studimeve dhe rezultatet;

– Leter motivimi mbi arsyet pse ky studim eshte i rendesishem per te dhe mbi pershtatshmerine e kandidatures se tij/saj (maksimumi nje faqe);

– Certifikate e njohurise se gjuhes se huaj;

– Vetedeklarim nese keni perfituar me pare nga nje program mobiliteti Erasmus.

Aplikimet te dorezohen prane Klinikes se Ligjit se Fakultetit te Drejtesise.

Aplikantet do t’i nenshtrohen nje procesi perzgjedhje ne Fakultetin e Drejtesise dhe dy prej tyre do te zgjidhen fitues.

Leave A Comment