Pas gjashtë muajsh përgatitjeje dhe tre ditësh intensive konkurrimi në raundet rajonale organizuar në Universitetin Eötvös Loránd, Budapest, Hungari, ekipi i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, nën drejtimin e Prof. Asoc. Dr. Oriona Muçollari dhe e përbërë nga studentët Agred Tafaj, Luizita Voda, Marash Logu, Albi Mato, Gladiola Ago dhe Joan Leka, ia doli të kualifikohej për të dytin vit rradhazi në raundet ndërkombëtare finale të konkursit “Monroe E. Price Media Law Moot Court Competition 2019 – 2020”, që organizohet nga Instituti Bonavero për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Programin e Universitetit të Oksfordit për Të Drejtën e Krahasuar të Medias.
Ekipi i FDUT mori vlerësime të larta nga juria dhe organizatorët për përgatitjen, seriozitetin dhe përkushtimin e tij. Prandaj, së bashku me katër ekipe të tjera nga Europa Juglindore dhe Rusia, do t’i bashkohet mbi 40 ekipeve finaliste nga e gjithë bota në Prill 2020 pranë Universitetit të Oksfordit për ndeshjet finale.
Ky aktivitet u mbështet nga financimet e Fakultetit të Drejtësise, GIZ, Deloitte Legal.
#FDUT #PMLMCC2019 #Oxford2020
THE TEAM OF LAW FACULTY, UNIVERSITY OF TIRANA,
QUALIFIED FOR THE INTERNATIONAL ROUNDS OF THE
“MONROE E. PRICE MEDIA LAW MOOT COURT COMPETITION 2019 – 2020”
After six months of preparations and three intensive days in the regional rounds held in Eötvös Loránd University, Budapest, Hungary, the Faculty of Law team, from University of Tirana, led by Prof. Asoc. Dr. Oriona Muçollari and participating students Agred Tafaj, Luizita Voda, Marash Logu, Gladiola Ago and Joan Leka, was qualified for the second consecutive year for the international final rounds of the “Monroe E. Price Media Law Moot Court Competition 2019 – 2020”, organised by the Bonavero Institute for Human Rights and the Comparative Media Law Programme of Oxford University.
The FDUT team was highly evaluated by the judges and organizers for its serious preparation and commitment. Therefore, together with other four teams from South East Europe and Russia, will be joining more than 40 finalist teams from all over the world in April 2020 at Oxford University for the final matches.
This activity was financially supported from Law Faculty, GIZ, Deloitte Legal.
#FDUT #PMLMCC2019 #Oxford2020