Drejtoria për Arsimin dhe Kulturën pranë Komisionit Evropian, në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Tiranë dhe Zyrën Kombëtare të Erasmus plus organizojnë “Panairin e Studimit në Evropë”, më 26 Tetor 2019, në hotel Hilton Garden Inn, në Tiranë (nga ora 10:00 deri në 18:00).
Në Panair do të jenë të pranishëm 26 ekspozues (Universitete dhe institucione të larta) nga 19 vende të ndryshme, duke përfshirë Austrinë, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Italinë, Lituaninë, Hollandën, Poloninë, Sllovakinë, Slloveninë, Spanjën, Suedinë, Shqipërinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Kjo është një mundësi unike për të takuar Universitetet Evropiane dhe institucionet arsimore të mbledhura në një vend; t’i pyesni ata drejtpërdrejt në lidhje me programet e studimit për nivelet Bachelor, Master dhe PhD; të takoheni me përfaqësues te Bashkimit Evropian; për të mësuar më shumë rreth bursave, fondeve dhe Programin Erasmus +.
Studentët (shkolla e mesme, universiteti), studiuesit, profesionistët e rinj, përfaqësuesit e universiteteve, autoritetet kombëtare, profesionistët / ekspertët e arsimit të lartë dhe aktorë të tjerë (p.sh. prindërit) janë të mirëpritur te vizitojne panairin e Studimit në Evropë për të mësuar më shumë rreth mundësive të studimit në Evropë.
Hyrja në panair është falas.