PËR VAZHDIMIN E PROCESIT TË PRANIMEVE TË REJA NË
PROGRAMIN E INTEGRUAR NË DREJTËSI
Në
përfundim të raudit të tretë të pranimeve të reja në “Programin e integruar të
ciklit të dytë të studimeve në Drejtësi” rezultuan 6 kuota të paplotësuara. Të
gjithë aplikantët e raundit të tretë që nuk patën mundësi të regjistrohen gjatë
raundit të tretë, mund të paraqesin kërkesat e tyre në Fakultetin e Drejtësisë
të UT-së në datë 28.10.2019, nga ora 8.00 deri në orën 14.00. Kërkesa duhet të
përmbajë: emër, atësi dhe mbiemër të aplikantit, ID të maturës shtetërore dhe
numër telefoni për tu përdorur në rast nevoje për të kontaktuar aplikantin.
Brenda orës 16.00 të datës 28.10.2019 do të publikohet në faqen zyrtare të fakultetit renditja e kërkuesve. Regjistrimet do të bëhen nga data 29.10.2019 deri në datën 31.10.2019, në faza 24 orëshe.
I
lutemi aplikantëve të interesuar të ndjekin nga afër me kujdes procesin.
Njoftime
të tjera mund të bëhen në ditët në vazhdim.
Leave A Comment