1. Në kategorinë “Profesorë”, kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mbajë së paku titullin akademik “Profesor i asociuar”;
  3. Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit me mesatare të lartë;
  4. Të zotërojë një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane ose gjuhën Spanjolle;
  5. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;
  7. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

 

Kjo kategori punësohet mekontratë me kohëzgjatje të pacaktuar.

 

  1. Në kategorinë “Lektorë”, kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mbajë së paku gradën shkencore “Doktor”;
  3. Tëketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;
  4. Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit me mesatare të lartë;
  5. Të zotërojë një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane ose gjuhën Spanjolle;
  6. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
  7. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;
  8. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

 

Preferohen kandidatët konkurrentë që plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në universitete të njohura jashtë vendit, në mënyrë preferenciale në një prej vendeve anëtare tëOrganizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD);
  2. Të ketë përvojë në mësimdhënie;
  3. Të ketë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmarrje në projekte të ndryshme shkencore brenda ose jashtë vendit.

 

Kjo kategori punësohet mekontratë me kohëzgjatje të pacaktuar.

 

  1. Në kategorinë“Asistent-lektorë”:

 

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mbajë së paku diplomën “Master i shkencave në Shkenca Penale”
  3. Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;
  4. Të zotërojë një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane ose gjuhën Spanjolle;
  5. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;
  7. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

 

Preferohen kandidatët konkurrentë që plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në universitete të njohura jashtë vendit, në mënyrë preferenciale në një prej vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD);
  2. Të ketë përvojë në mësimdhënie;
  3. Të ketë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmarrje në projekte të ndryshme shkencore brenda ose jashtë vendit.

 

DATA E FUNDIT E APLIKIMEVE TË KANDIDATËVE ËSHTË 03 TETOR 2019

 

Kandidatët konkurentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

 

  • Kërkesë me shkrim.
  • Curriculum vitae.
  • Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  • Listë notash ( fotokopje e noterizuar ).
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave e titujve (fotokopje e noterizuar). Për diplomat master ose PHD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  • Fotokopje e ID.
  • Dëshmi  penaliteti.
  • Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj ( fotokopje e noterizuar ).
  • Vertetim nga puna (Paga bruto,neto dhe sig. Shoqeror.)

 

Dokumentat dorëzohen në zyrën e personelit pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

 

Leave A Comment