______________________________________________________________________________________________________________________________________
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 26 (njëzetë e gjashtë) vende të lira pune për personel akademik në këtë fakultet, të ndara sipas njësive bazë (departamenteve) përkatëse të këtij fakulteti, si më poshtë:
- Kandidatët konkurentë për 9 (nëntë) vende pune për personel akademik në Departamentin e së Drejtës Civile, të kategorisë “Asistent-Lektor”, duhet të plotësojnë këto kritere, konkretisht si më poshtë:
a- Kritere të përgjithshme:
- Të kenë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë me kohë të plotë brenda ose jashtë vendit (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë, Master i Shkencave në Shkenca Civile).
- Të kenë notë mesatare të studimeve Bachelor mbi 8, të studimeve Master i Shkencave mbi 9; në rastin e diplomave DIND mbi 8 dhe me notë mesatare të lëndëve të Departamentit të së Drejtës Civile jo më pak se 9.
- Të kenë eksperiencë pune deri në 10 vjet.
- Të zotërojnë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht)
- Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
b- Kritere të veçanta
- Kanë përparësi kandidatët që kanë përvojë në mësimdhënie.
- Kanë përparësi kandidatët që kanë realizuar punë kërkimore –shkencore, referime në konferenca, botime të ndryshme, etj
- Kanë përparësi kandidatët që kanë diplomë të gjuhës angleze.
- Kanë përparësi kandidatët që kanë përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të UT dhe jashtë vendit.
- Kandidatët konkurentë për 9 (nëntë) vende pune për personel akademik në Departamentin e së Drejtës Penale, sipas kategorive të personelit akademik, duhet të plotësojnë këto kritere, konkretisht si më poshtë:
Kriteret e përgjithshme:
- A. Për kategorinë “Profesor”:
- Të mbajë të paktën titullin shkencor “Profesor i Asociuar”.
- Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit.
- Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prërë nga gjykata.
- B. Për kategorinë “Lektor”:
- Të mbajë të paktën gradën shkencore “Doktor”.
- Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose ashtë vendit.
- Të ketë së paku 3(tre) vite eksperiencë në mësimdhënie para ose pas fitimit të gradës shkencore “Doktor”.
- Të ketë të paktën 2 (dy) vjet eksperiencë pune.
- Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
- C. Për kategorinë “Asistent-lektor”:
- Të kenë diplomën “Master i Shkencave” ose diploma ekuivalente me to DIND në fushën e Drejtësisë.
- Të kenë notë mesatare të studimeve Bachelor mbi 8, të studimeve Master i Shkencave mbi 9; në rastin e diplomave DIND mbi 8.
- Të kenë së paku 2 (dy) vjet eksperiencë pune.
- Të zotërojnë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
- Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Për të trija kategoritë e mësipërme, kandidatët konkurentë, preferohet të plotësojnë edhe këto kritere të vecanta:
- Të kenë përfunduar studimet universitare dhe më tej në universitete të njohura jashtë vendit, në mënyrë preferenciale në një nga vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimin ( OECD)
- Të kenë përvojë në mësimdhënie përvojë në mësimdhënie.
- Të kenë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmmarje në projekte të ndryshme shkencore brënda ose jashtë vendit.
III. Kandidatët konkurentë për 8(tetë) vende pune për personel akademik në Departamentin e së Drejtës Publike, sipas kategorive të personelit akademik, duhet të plotësojnë këto kritere, konkretisht si më poshtë:
Kriteret e përgjithshme:
- A. Për kategorinë “Profesor”
- Të mbajë të paktën titullin shkencor “Profesor i Asociuar”.
- Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit.
- Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
- B. Për kategorinë “Lektor”
- Të mbajë të paktën gradën shkencore “Doktor”.
- Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit.
- Të ketë së paku 3(tre) vite ekperiencë në mësimdhënie para ose pas fitimit të gradës shkencore “Doktor”.
- Të ketë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë pune.
- Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
- C. Për kategorinë “Asistent-lektor”
- Të kenë diplomën “Master i Shkencave” ose diploma ekuivalente me to DIND në fushën e Drejtësisë
- Të kenë notë mesatare të studimeve Bachelor mbi 8, të studimeve Master i Shkencave mbi 9; në rastin e diplomave DIND mbi 8.
- Të kenë së paku 2 (dy) vjet eksperiencë pune.
- Të zotërojnë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
- Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Për të trija kategoritë e mësipërme, kandidatët konkurentë, preferohet të plotësojnë edhe këto kritere të vecanta:
- Të kenë përfunduar studimet universitare dhe më tej në universitete të njohura jashtë vendit, në mënyrë preferenciale në një nga vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimin ( OECD)
- Të kenë përvojë në mësimdhënie përvojë në mësimdhënie.
- Të kenë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmmarje në projekte të ndryshme shkencore brënda ose jashtë vendit.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae
- Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar).Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Dëshmi të gradës ose titujve shkencorë (fotokopje e noterizuar)
Për diplomat master të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje.
- Dëshmi të pjesëmarjes në konferenca apo seminare, workshop etj
- Të ketë dy rekomandime, nga të cilat të paktën një prej një profesor ose profesor i asociuar nga fakulteti ku është diplomuar dhe një rekomandim nga punëdhënësi i fundit.
- Dëshmi penaliteti
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar).
- Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
Dokumentat dorëzohen pranë Degës Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Leave A Comment